Kampioni i Shqipërisë, Partizani i ka dhënë fund aventurës evropiane.
Skuadra shqiptare kishte pësuar humbje një javë më parë në Tiranë nga Sheriff Tiraspol me rezultat 0-1.
Ekipi i drejtuar nga italiani Lerda nuk ka arritur të bëjë përmbysje pasi ka barazuar me rezultat 1-1 ndeshjen e kthimit.
Ishte sulmuesi i talentuar Jasir Asani që ka kaluar ekipin shqiptar në epërsi në minutën e 29-të.
Me epërsinë minimale të Partizanit përfunduan 45 minutat e para.
Kryeqytetasit luajtën mjaftë mirë, por në minutën e 63-të vendasit barazuan.
Ishte mbrojtësi i vendasve N’Diaye që barazoi rezultatin në 1-1.
Kësisoj skuadra moldave Sheriff Tiraspol kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Për ekipin moldav u paraqit edhe sulmuesi shqiptar Liridon Latifi. /Telegrafi/