Skuadra e vetme shqiptare në garat evropiane është Skënderbeu nga Korça.
Klubi shqiptar bën pjesë në Grupin B të Ligës së Evropës së bashku me Young Boys Bern, Dynamo Kiev dhe Partizanin e Beogradit.
Pas tri ndeshjeve Skënderbeu ka arritur të marrë dy barazime dhe ka pësuar një humbje.
Në ndeshjen e parë ndaj Partizanity në Elbasan Arena, korçarët barazuan pa gola 0-0.
Ndërkohë tani në ndeshjen e kthimit skuadra shqiptare synon fitoren e parë në Evropë.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Stojkovic, Miletic, Miletic, Mitrovic, Vulicevic, Tosic, Jevtovic, Luiz, Jankovic, Soumah, Tawamba.
Skënderbeu: Shehi, Radas, Jashanica, Vangjeli, Mici, Lilaj, Muzaka, Taku, Gavazaj, Sowe, James. /Telegrafi/