Telegrafi

Partizani i Beogradit 2-0 Skënderbeu, notat e ndeshjes – dëshpëron portieri Shehi (Foto)

Skënderbeu nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen kthyese ndaj Partizanit të Beogradit.

Klubi shqiptarë ka pësuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj serbëve, duke mbetur në vendin e fundit në Grupin B.

Nota më e vogël në këtë ndeshje ka shkuar për portierin shqiptar Orges Shehi (5.6), ndërsa paraqitje jo të mirë kishin edhe mesfushorët Afrim Taku (6.1), Enis Gavazaj (5.9), si dhe sulmuesi Ali Sowe (5.7).

Paraqitje të mirë tek mysafirët kishin mbrojtësi Kristi Vangjeli (7.9), Marko Radas (7.6) dhe Bajram Jashanica (7.1).

Futbollisti me notën më të lartë në këtë sfidë ishte mesfushori vendas Dusko Tosic që shënoi edhe golin e parë (8.6).

Në ndeshjen e radhë, klubi korçar do të jetë nikoqir i skuadrës së njohur ukrainase, Dynamo Kiev. /Telegrafi/