Kampioni i Shqipërisë, Partizani, e ka përfunduar rrugëtimin kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Pas barazimit në takimin e parë në shtëpi (1-1), skuadra shqiptare është mposhtur të martën mbrëma në udhëtim te Bate Borisov (2-0).
Përkundër dominimit, zotërimit të topit dhe shumë rasteve të shpërdoruara, Partizani pësoi humbje.
Bjellorusët që konsideroheshin si një kundërshtar i kalueshëm befasuan me fitore duke i ndëshkuar me dy rastet e vetme të rrezikshme të krijuara në pjesën e dytë dhe duke siguruar kështu kalimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Vladislav Malkevich (71’) dhe Aleksandr Shestyuk (90’+12) ishin golashënuesit e ekipit nikoqir. /Telegrafi/