Më 31 ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore e subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma hapin fushatën zgjedhore në Prishtinë, përkatësisht në Sheshin ‘Skënderbeu’ duke filluar nga ora 15:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që tubimin e hapjes së fushatës sa të bëjë në Gjilan, në palestrën e sporteve ‘Bashkim Selishta’, duke filluar nga ora 14:00.
Koalicioni tjetër parazgjedhor LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi mban tubim me elektoratin në Obiliq, në shkollën Fillore “Ibrahim Rugova”, duke filluar nga ora 17:00.
Ndërsa Partia e Ashkalinjve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se hapjen e fushatës do ta bëjë në fshatin Dubravë, duke filluar nga ora 15:00.
Fushata e subjekteve politike do të zgjasë deri më 9 qershor në orën 11:59, për të pasuar me heshtjen zgjedhore, deri në ditën e zgjedhjeve e të cilat do të mbahen më 11 qershor
Për dallim nga fushatat e viteve të kaluara, si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të para 3 vitesh, kësaj radhe Kosova po kalon një periudhë koalicionesh parazgjedhore.