Site icon Telegrafi

Partia Fjala prezantoi kandidatët e saj në Drenas

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, tha të enjten se Drenasi ka dhënë shumë për Kosovën, andaj me ardhjen e kësaj partie në pushtet do t’ia kthejë pozitën e merituar kësaj komune.

Ai këto komente i bëri me rastin e prezantimit të katër kandidatëve të kësaj partie në Drenas, Marigona Krasniqi, Hamit Gashi, Shota Krasniqi dhe Meridon Demaj.

Kandidatja Marigona Krasniqi tha ishte zhgënjimi i klasës politike ajo që e shtyu të kyçet në politikë dhe arsyeja pse e zgjodhi Partinë Fjala ishte kryetari i saj Gëzim Kelmendi, i cili ka punuar ndershëm për Kosovën.

“Nga Drenasi kemi shpresa të mira pasi po hasim në përkrahje të madhe me qytetarët e saj dhe kjo dëshmon se Drenasi nuk është bastion i asnjë partive politike, por shpresë për të gjithë”, tha Krasniqi.

Pas prezantimit të kandidatëve, Partia Fjala vizitoi bizneset dhe qytetarët e Drenasit.

Exit mobile version