Partia FJALA hapi fushatën zgjedhore në Prizren, ku prezantoi tetë kandidatët për deputetë që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryetari i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi, ka prezantuar sot në Shatërvanin e Prizrenit, kandidatët e tij për deputetë.
Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.
“Në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht”, tha Kelmendi.
Tutje kryetari i FJALËS, tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.
Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrenit në dyqane e rrugë. /Telegrafi/