Partia Fjala sot hapi fushatën e saj në qytetin e Mitrovicës ku prezantoi nëntë kandidatët e saj nga ky qytet.
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, para mediave tha se Mitrovica ka qenë një dhe do të mbetet një e bashkuar dhe jo e ndarë.
Tutje Kelmendi i prezantoi të nëntë kandidatët e Partisë FJALA nga ky qytet.
Ndërsa kandidati i Partisë FJALA i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, Shpend Sejdiu tha se me ardhjen e Partisë FJALA në pushtet, problemi i Mitrovicës dhe mosfunksionalizimi i saj do jetë primare që Partia FJALA do i rregulloi.
Pas prezantimit para mediave Partia FJALA filloi takimet në pjesën veriore të Mitrovicës ku po takon qytetarët dhe bizneset e qytetarëve Mitrovicas. /kp/