Partia Fjala, e cila nuk ka hyrë në koalicion me asnjë parti të madhe, ka hapur sot fushatën elektorale edhe në Skenderaj.
Gjatë hapjes së fushatës zgjedjore në Skenderaj, partian Fjala prezantoi tetë kandidatët e saj nga kjo komunë.
Pas prezantimit kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi dhe kandidatët vizituan bizneset dhe takuan qytetarët e Skenderajt.
Fjala ka hapur fushatën sot edhe në Vushtrri dhe Mitrovicë, ku po ashtu veç tubimit me simpatizantë, kanë takuar qytetarë.
Fjala është e vetmja parti, ku të gjitha takimet është duke i mbajtur në sheshet e qyteteve, thuhet në njoftim. /Telegrafi/