Partia FJALA sot bëri hapjen e fushatës së saj në qytetin e Pejës, ku prezantoi kandidatët që vijnë nga ky qytet.
Kryetarit i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi, ka thënë se qyteti i Pejës “më së shumti është shkatërruar ekonomikisht dhe kandidatë e tij nga fusha e ekonomisë do të rikthejnë buzëqeshjen që dikur kishin”.
“Besojmë fuqishëm se Peja nuk do t’i zhgënjejë djemtë e saj”, ka thënë ai. /Telegrafi/