Partia e Drejtësisë, dega Vushtrri, ka mbajtur tubim elektoral me anëtarët dhe simpatizantët në këtë qytet, ku i është dhënë një mbështetje e fuqishme kandidatit të PDK-së Ferit Idrizi për kryetar të Komunës.
Para mbi 300 anëtarëve që ishin mbledhur në këtë tubim, e ku pos liderëve partiak dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ishte e pranishme edhe deputetja Xhevahire Izmaku, me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i PD-së në Vushtrri Eroll Venhari, i cili tha se “Partia e Drejtësisë në këtë periudhë ka vendosur që të radhitët në një koalicion, i cili qytetarëve të Vushtrrisë iu ofron një qeverisje në baza me të shëndosha me të cilat është duke funksionuar.”
“Ne, partitë e koalicionit, PDK, AAK, PD dhe Partia Turke, nuk ofendojmë, nuk shajmë asnjë parti e as individ, ne respektojmë secilin qytetarë, sepse kështu jemi edukuar nga më të moshuarit, nga prindërit, po edhe nga librat ku shkruhet se duhet të respektohet i vjetri”, është shprehur Venhari.
Këtë tubim e ka përshëndetur edhe lideri i PD në Kosovës, Dr. Ferid Agani, i cili ka shpjeguar se koalicioni me PDK gjithmonë është zhvilluar në baza të shëndosha.
Të pranishmëve iu drejtua kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se “Do të jem kryetar i të gjithëve, pa dallim feje e kombësie, pa dallim partie, do t’i mbrojë vlerat e qytetarëve dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve që të kenë një të ardhme më të mirë.
Në fund të tubimit anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, iu drejtua lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha se “Komuna e Vushtrrisë do të jetë krahu i djathtë i të gjithë prodhuesve dhe ndërmarrësve vushtrrias. Me Ferit Idrizin kryetar, asnjë fermer nuk do të mbetet pa mbështetje. Duke e votuar Ferit Idrizin, qytetarët i thonë po Vushtrrisë moderne dhe të zhvilluar.
“Vushtrria do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Kosovës. Do ta realizojmë çdo projekt që na ofron Ferit Idrizi, duke përfshirë këtu edhe një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, për të cilën foli drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Eroll Venhari”,ka thënë Veseli.