Telegrafi

Parma mposht Romën, bën hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë

(Foto: Twitter/Parma Calcio 1913)

Parma ka arkëtuar pikë të rëndësishme ndaj Romës (2-0) në përpjekjet për të mbetur në elitën e futbollit italian.

Në sfidën e zhvilluar në Stadio Ennio Tardini, vendasit shënuan nga një gol në secilën pjesë për ta fituar takimin.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e nëntë me golin e Valentin Mihaila, i cili u asistua nga Dennis Man.

(Foto: Twitter/Parma Calcio 1913)

Goli i dytë u realizua nga pika e bardhë në fraksionin e dytë, ndërsa ekzekutues ishte Hernani (55’).

Me këtë fitore, Parma që ndodhet në vend të 19-të në tabelë, e ka ngushtuar në tri pikë diferencën me skuadrën e Cagliarit që ndodhet në zonën e mbijetesës.

Roma, në anën tjetër, renditet e pesta në tabelë me dy pikë më pak se Atalanta që mban vendin e katërt. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore