Seanca e të martës në parlamentin bolivian është karakterizuar me dhunë, duke u shndërruar në ring boksi mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Gjithçka filloi pas debatit të ashpër për arrestimet e fundit të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë së Jeannine Anez, transmeton Telegrafi.
Derisa disa deputetë që folën për administratën e Anezit, të tjerët pretendonin se bëhet fjalë për një puç për të rrëzuar ish-presidentin Evo Morales.
Por ishin politikanët Henry Montero dhe Antonio Gabriel Colque, që humbën durimin dhe vendosën t’i qërojnë hesapet në sallën e Parlamentit – duke shkëmbyer grushta e shqelma në La Paz.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku analistët politikë të këtij vendi kanë bërë thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi. /Telegrafi/