Site icon Telegrafi

Parku i Erës në Bajgorë po zgjon interesimin e vizitorëve, i projektuar të funksionojë të paktën 25 vjet

Parku i Erës në Shalë të Bajgorës

Tashmë janë bërë dy vjet që në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës është inauguruar parku i erës “Selac Windpark”.

Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë.

Në projektin e erës ne Bajgorë janë vendosur 27 turbina.  Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite SOWI Kosovo.

Janë gjithsej tri projekte të ndara të emëruara ‘Selaci 1’; ‘Selaci 2’ dhe ‘Selaci 3’, secila me nga 35 megavat në orë fuqi të instaluar. Fuqia e përgjithshme e instaluar e projekteve është 105 megavat në orë.

Sipas përllogaritjeve, projektet do të prodhojnë rreth 320 gigavat orë energji elektrike në vit dhe kanë jetëgjatësi prej 25 vitesh.

Ky është një nga vendet më të vizituara nga zonat e populluara përreth, e ku njëkohësisht po zgjon interesim për të vizituar edhe nga të huajt.

Exit mobile version