Site icon Telegrafi

Parking për zemrën

Gjatë një studimi të realizuar në Danimarkë, nga pjesëmarrësit është kërkuar ta parkojnë automjetin e tyre sa më afër ndërtesës ku banojnë dhe ta shfrytëzojnë ashensorin për t’u ngjitur lartë, që do të thotë se nga ata është kërkuar që sa më pak të ecin.

Vetëm pas dy javësh niveli i triglicerideve është ngritur për 18 %. Kjo ka qenë si pasojë e akumulimit të tepërt të energjisë.

Nëse të ecurit shmanget nga përvoja e përditshme jetësore, atëherë do të rritet pesha trupore dhe do të grumbullohen yndyrat në gjak.

Për këtë arsye duhet vepruar në kundërshtim me pjesëmarrësit në këtë studim: automjetin duhet ta parkoni sa më larg, duhet t’i shfrytëzoni shkallët për t’u ngjitur në ndërtesë, pra duhet të ecni sa më shumë.

Exit mobile version