Telegrafi

Parisi vazhdon garën me vetveten në Francë, fiton bindshëm ndaj Reims

PSG ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 ndaj Reims në kuadër të Ligue 1.

Kampionët e Francës e nisin ndeshjen me një gol të pësuar që në minutën e dytë i shënuar nga Chavalerin.

Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e pestë Cavani shënoi për 1-1.

Neymar nga pika e bardhë e kaloi në epërsi skuadrën në minuan e 24-të.

Pjesa e parë u mbyll me gol pasi shënoi Cavani për 3-1.

Meunier konfirmoi formën e tij të mirë dhe shënoi në minuan e 5-të për 4-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe PSG me këtë fitore arrin në kuotën e 21 pikëve në shtatë ndeshje. /Telegrafi/