PSG ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 ndaj Reims në kuadër të Ligue 1.
Kampionët e Francës e nisin ndeshjen me një gol të pësuar që në minutën e dytë i shënuar nga Chavalerin.
Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e pestë Cavani shënoi për 1-1.
Neymar nga pika e bardhë e kaloi në epërsi skuadrën në minuan e 24-të.
Pjesa e parë u mbyll me gol pasi shënoi Cavani për 3-1.
Meunier konfirmoi formën e tij të mirë dhe shënoi në minuan e 5-të për 4-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe PSG me këtë fitore arrin në kuotën e 21 pikëve në shtatë ndeshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ddXJHl9Aue8