Telegrafi

Parisi kthehet te fitorja me golin e Cavanit (Video)

PSG është kthyer të fitorja dhe atë duke e mposhtur Lillen me rezultat të ngushtë 1-0.

Pas barazimit javën e shkuar në derbin me Marseillen, skuadra e Unai Emerys ka fituar si mysafir me rezultat të ngushtë.

Ishte Edinson Cavani ai që i dha fitoren parisienëve me golin e shënuar në minutën e 65-të.

Pas kësaj fitoreje PSG ka 23 pikë, tri më pak se Nice që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/