PSG është kthyer të fitorja dhe atë duke e mposhtur Lillen me rezultat të ngushtë 1-0.
Pas barazimit javën e shkuar në derbin me Marseillen, skuadra e Unai Emerys ka fituar si mysafir me rezultat të ngushtë.
Ishte Edinson Cavani ai që i dha fitoren parisienëve me golin e shënuar në minutën e 65-të.
Pas kësaj fitoreje PSG ka 23 pikë, tri më pak se Nice që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
https://twitter.com/BestGoalz/status/792097410642305024