Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në derbin ndaj Marseille në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit francez.
Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira shënimi për të dyja ekipet, por që rastet nuk u finalizuan.
PSG-ja mori një goditje të rëndë kur në minutën e 40-të mbetën me një lojtar më pak në fushë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Lucas Beraldos.
Sidoqoftë, kjo nuk bëri që motivi për fitore tek parisienët të humb, pasi në pjesën e dytë ata ia dolën të shënojnë dy gola për të marrë fitoren.
Vitinha (53’) u përkujdes që t’i jap avantazhin PSG-së duke shënuar për 1-0 pas asistimit fantastik të Ousmane Dembeles.
Vitinha’s really thriving at PSG this season. Can see him potentially playing a key role for Portugal this summer should his scintillating form prevail. Wonderful player pic.twitter.com/5C8Vc0JK6w
— Marino Peixoto (@marinovpeixoto) March 31, 2024
Dilemës së fituesit i dha fund Goncalo Ramos, i cili në minutën e 86-të me një gjakftohtësi të madhe arriti që të realizojë për 2-0.
https://twitter.com/t7psg/status/1774535847976796223
Me këtë fitore PSG-ja shkon në kuotën e 62 pikëve, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta luajë të mërkurën ndaj Rennesit në kuadër të Kupës së Francës./Telegrafi/