Site icon Telegrafi

Paris Saint-Germain shfaqet si klubi sportiv me rritje më të shpejtë në botë

Paris Saint-Germain (PSG) po bën bujë në botën e ekskluziviteteve sportive, duke pasur ngritje të konsiderueshme.

Sipas revistës Forbes, PSG është ngjitur në vendin e 36-të në renditjen e ekskluziviteteve (franchise-ve) më të vlefshme sportive të këtij sezoni, me një vlerësim marramendës prej 4.21 miliardë dollarësh.

Kjo shënon një rritje të konsiderueshme prej 12 vendesh në krahasim me vitin e kaluar, kërcimi më i madh i regjistruar në një vit të vetëm nga studimi.

Ajo që është edhe më mbresëlënëse është rritja afatgjatë e PSG-së, me një rritje të jashtëzakonshme prej 334% në vlerë gjatë pesë viteve të fundit.

Në qershor, Forbes e kishte vlerësuar PSG-në në mbi 4 miliardë dollarë, një moment historik për klubin.

PSG po synon të forcojë edhe më tej pozicionin e saj duke marrë në konsideratë asetet e pasurive të paluajtshme si qendra plotësisht funksionale e trajnimit dhe zhvillimit në Poissy dhe planifikon të zotërojë stadiumin e saj.

Lexo po ashtu “Nuk mendoj se ka ndonjë rrezik nga Superliga Evropiane”, Al-Khelaifi qesh me Real Madridin dhe Barcelonën

Klubi e sheh këtë vlerësim si një shtytës kryesore të suksesit në të ardhmen, duke siguruar vendin e tij në mesin e ekskluziviteteve sportive elitare globalisht. Rritja e vlerës së PSG-së është një dëshmi e ndikimit të saj në rritje në botën e sportit. /Telegrafi/

Exit mobile version