Telegrafi

Paris Saint-Germain rrezikon që të përjashtohet nga Liga e Kampionëve, UEFA hap hetimet për kontratat sponsorizuese

PARIS, FRANCE - OCTOBER 24: Marco Verratti, Neymar of Paris Saint-Germain and Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain looks dejected after Napoli's second goal during the Group C match of the UEFA Champions League between Paris Saint-Germain and SSC Napoli at Parc des Princes on October 24, 2018 in Paris, France. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)

Një shkelje e dytë e mundshme e rregullave të ‘Fair Play Financiare’ mund të bëjë që Paris Saint-Germain të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Klubi francez u sanksionua në vitin 2014 dhe Dhoma Gjyqësore e trupit drejtues të futbollit ka vendosur të rihapë hetimet ndaj tyre për sezonin 2013/14 dhe 2014/15.

Sipas L’Equipe , UEFA e ka ndërmend t’i rishikojë kontratat sponsorizuese të PSG.

Cavani, Mbappe e Neymar . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Kjo pasi shumica janë të nënshkruar me shtetin e Katarit, siç është Autoriteti i Turizmit i këtij vendi.

Kampionët e Ligue 1 do të paraqesin një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), duke deklaruar se çështja është e mbyllur pas shqyrtimit të plotë në vitin 2015.

Lexo po ashtu UEFA deklarohet për pretendimet e “Football Leaks” në lidhje me mashtrimet e Manchester Cityt dhe PSG-së

Sipas PSG-së, shqyrtimi i çështjes së tyre është shtyrë nga klubet dhe ligat e tjera dhe në veçanti ato spanjolle të futbollit.

Ka qenë pikërisht presidenti i La Ligas, Tebas, ai që është ankuar për parat e këtij klub dhe prishjen e ekuilibrave.

Neymar e Angel Di Maria . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Megjithëse klubi tashmë ka reduktuar me 37% kontratat e sponsorizimit të nënshkruara që nga viti 2015.

Por shumë milionë të harxhuar për nënshkrimet e Neymar dhe Kylian Mbappe mund të kenë çekuilibruar llogaritë në sezonin e kaluar. /Telegrafi/