Një shkelje e dytë e mundshme e rregullave të ‘Fair Play Financiare’ mund të bëjë që Paris Saint-Germain të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.
Klubi francez u sanksionua në vitin 2014 dhe Dhoma Gjyqësore e trupit drejtues të futbollit ka vendosur të rihapë hetimet ndaj tyre për sezonin 2013/14 dhe 2014/15.
Sipas L’Equipe , UEFA e ka ndërmend t’i rishikojë kontratat sponsorizuese të PSG.
Kjo pasi shumica janë të nënshkruar me shtetin e Katarit, siç është Autoriteti i Turizmit i këtij vendi.
Kampionët e Ligue 1 do të paraqesin një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), duke deklaruar se çështja është e mbyllur pas shqyrtimit të plotë në vitin 2015.
Sipas PSG-së, shqyrtimi i çështjes së tyre është shtyrë nga klubet dhe ligat e tjera dhe në veçanti ato spanjolle të futbollit.
Ka qenë pikërisht presidenti i La Ligas, Tebas, ai që është ankuar për parat e këtij klub dhe prishjen e ekuilibrave.
Megjithëse klubi tashmë ka reduktuar me 37% kontratat e sponsorizimit të nënshkruara që nga viti 2015.
Por shumë milionë të harxhuar për nënshkrimet e Neymar dhe Kylian Mbappe mund të kenë çekuilibruar llogaritë në sezonin e kaluar. /Telegrafi/