Paris Saint-Germain ka konfirmuar rritjen e marrëveshjes me kompaninë GOAT, duke prezantuar disa fanella me logon e tyre, ku pjesë e prezantimin nuk ishte vetëm ylli francez, Kylian Mbappe, duke shtuar edhe më shumë zërat rreth një largimi në verë.
Klubi francez ka vazhduar inovacionet dhe tashmë ka konfirmuar marrëveshjen me kompaninë e njohur GOAT.
“PSG dhe GOAT, platforma globale e stilit të jetesës njofton një partneritet të madh global shumëvjeçar që do të shohë GOAT të bëhet partneri i ri zyrtar i klubit nga sezoni i ardhshëm, me bashkëpunimet e ardhshme avangarde”, thuhet në njoftim.
🆕📲👕@PSG_English and @goatapp, the global lifestyle platform announce a major multiyear global partnership that will see 𝗚𝗢𝗔𝗧 become the new official sleeve partner of the club from next season, with upcoming avant-garde collaborations ❤️💙https://t.co/QpMHdtYC9b
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 14, 2022
Pjesë e prezantimit të fanellave me sponsorin e ri ishin yje si Lionel Messi, Neymar. Marco Verratti, Prensel Kimpembe dhe Achraf Hakimi.
Megjithatë, ajo që u vë re ishte mungesa e yllit francez, Kylian Mbappe, i cili është në muajt e fundit të kontratës dhe një largim i tij nga PSG tashmë duket edhe më i mundur.
At the crossroads of sport and fashion pic.twitter.com/v0TWiTKJIb
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 14, 2022
Ndryshe, kompania GOAT do të bëhet partneri i PSG-së në mëngët e fanellave në këtë sezon.
Përveç pranisë së GOAT në mëngët e fanellave të ekipit të parë të meshkujve të klubit, partneriteti do të shohë që dy markat të bashkëpunojnë për të promovuar platformën premium të GOAT dhe ofertat e saj për një brez të ri të tifozëve të futbollit dhe modës në mbarë botën.
GOAT do t’i bashkohet klubit si partner zyrtar deri në fund të sezonit aktual përpara se të bëhet partneri kryesor dhe një nga partnerët kryesorë të klubit duke filluar nga korriku 2022. Marka GOAT do të shfaqet në të gjitha kompletet e klubit, duke përfshirë ato të stërvitjes, veshjet për ngrohje dhe ndeshje. /Telegrafi/