Telegrafi

Paris Saint-Germain prezanton fanellat e para për sezonin 2022/23

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka prezantuar sot (e mërkurë) fanellat e reja që pritet t’i mbajë veshur si vendasit në sezonin e ri 2022/23.

Kampioni aktual i Ligue 1 ka prezantuar fanellat e reja, pas prezantimit të marrëveshjes së rinovimit me Kylian Mbappe.

Pjesë e prezantimit ishte pikërisht Mbappe, por edhe yjet tjera të mëdha të ekipit si Lionel Messi, Marco Verratti dhe Marquinhos.

PSG ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë e mirënjohur NIKE, ndërsa pjesë e reklamës së përparme vazhdon të mbetet Qatar Airways.

Ngjyrat janë po ato të përhershmet: e kaltra e errët, e kuqja dhe e bardha.

“Një komplet parisien që ndërthur traditën dhe modernen. Për herë të parë, partnerët tanë Qatar Airways dhe Goat shfaqet në fanellën e ekipit të parë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/