Trajneri francez, Zinedine Zidane po flet prej javësh me Paris Saint-Germain dhe shumë lehtë mund ta marrë drejtimin e klubit nga Ligue 1.
PSG nuk po gjen rehatinë e duhur me trajnerin Mauricio Pochettino, pasi përkundër transferimeve të mëdha, rezultatet këtë sezon nuk kanë qenë të pritura.
Pochettino shpejt mund të largohet nga Parc des Princes, pasi përveç rezultateve, argjentinasi po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi.
Megjithatë, drejtuesit e klubit parisien nuk po qëndrojnë duarkryq dhe tashmë thuhet se kanë gjetur pasuesin e Pochettinos.
PSG have been speaking with Zinedine Zidane for "several weeks" as a potential successor for Mauricio Pochettino, according to Le Parisien 👀 pic.twitter.com/zp02wG0qfm
— GOAL (@goal) November 26, 2021
Sipas mediumit Le Parisien, me të ardhmen e Pochettinos që vihet në pikëpyetje, Paris Saint-Germain ka folur me Zidanen për disa javë.
Trajneri aktual i klubit është duke u lidhur shumë me një lëvizje te Unitedi, me ish-trajnerin e Real Madridit që shihet si pretendent kryesor për ta zëvendësuar atë në Parc des Princes. /Telegrafi/