Site icon Telegrafi

Paris Saint-Germain përgatit një bonus marramendës për Mbappen

Skuadra e Ligue 1, Paris Saint-Germain është e gatshme të ofrojë një marrëveshje të madhe në formë bonusi për Kylian Mbappe, për të larguar interesin e klubeve evropiane dhe për ta ‘detyruar’ lojtarin të rinovoj kontratën.

Kontrata e Mbappes skadon në verë dhe ai është lidhur shumë me një transferim të lirë te Real Madrid.

Megjithatë, pronarët dhe drejtuesit e klubit nga Ligue 1 janë duke tentuar të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur yllin e tyre.

Lexo po ashtu Ultrasit e PSG-së i dërgojnë Mbappes një mesazh të qartë mes lidhjeve të transferimit të tij te Real Madridi

Pas disa ofertave radhazi për rinovim, drejtuesit po mendojnë një joshje tjetër për Mbappen në formë të bonusit si një pagesë madhështore për besnikërinë e tij.

Sipas mediumit francez Le Parisien, PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë Mbappes një bonus marramendës nëse vendos të qëndroj në Parc des Princes.

Lexo po ashtu Ofertë e re nga PSG për Kylian Mbappen

Ky medium shton se PSG i ofron Mbappes plot 100 milionë euro bonus për ta bindur atë të nënshkruajë kontratën e re.

Përveç kësaj, francezi thuhet se do të fitonte plot 50 milionë euro në vit nëse rinovon kontratën, të vlefshme për katër apo pesë vite. /Telegrafi/

Exit mobile version