Gianluigi Donnarumma do të mungojë në ndeshjen e sotme (e diel) të Paris Saint-Germain me Stade de Reims për shkak të një dëmtimi në këmbë, por pritet të jetë gati për ndeshjet e Italisë.
Portieri italian është lënë jashtë skuadrës së PSG-së për ndeshjen e sotme në Ligue 1 në Parc des Princes.
Është një moment i mirë për PSG-në, sepse Keylor Navas sapo është rikthyer në skuadër dhe i merr përsëri dorëzat.
Le groupe parisien pour #PSGSDR ! 📋🔴🔵
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 23, 2022
Pavarësisht dëmtimit të kyçit, Donnarumma duhet të jetë ende pjesë e skuadrës së Italisë së Roberto Mancinit për takimin e javës së ardhshme në terrenin stërvitor Coverciano.
Ata nuk do të luajnë një miqësore zyrtare, është vetëm një ‘fazë’ tre-ditore në mënyrë që Mancini të mund të prekë bazën me skuadrën e tij dhe të shohë lojtarë të rinj potencialë përpara ndeshjeve të ‘play-off’ të Kupës së Botës në mars.
Azzurrët do të përballet me Maqedoninë e Veriut, pastaj me Portugalinë ose Turqinë për një vend në “Katar 2022”. /Telegrafi/