Telegrafi

Paris Saint-Germain fiton ndaj Bordeaux

Paris Saint-Germain ka fituar në udhëtim te Bordeaux me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligue 1.

Kryeqytetasin kanë marrë një fitore të madhe ndaj Bordeaux, duke qëndruar hije e liderëve të Lille.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të parisienëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol, përkundër shumë rasteve të krijuara.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të dhe ishte Pablo Sarabia, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat me PSG-në që arriti të ruajë epërsinë dhe në fund të marrë një fitore të madhe 1-0 dhe tri pikë.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e dytë me 60 pikë apo dy më pak se Lille, ndërsa Bordeaux zë vendin e 15-të me 33 pikë.

Në ndeshjen e radhës, parisienët e presin në shtëpi Nantesin, ndërsa Bordeaux udhëton te Dijoni. /Telegrafi/