Italiani Marco Verratti ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri në qershor të vitit 2026.
Kjo praktikisht po i kushton pjesën tjetër të karrierës së tij te gjigantët e Ligue 1, pasi ai tashmë është 30 vjeç.
Marrëveshja e re i shton edhe dy vite të tjera kontratës së mëparshme, e cila do të skadonte në qershor 2024.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë se Marco Verratti ka zgjatur kontratën e tij për dy sezone të tjera. Reprezentuesi italian tani është kontraktuar me klubin nga kryeqyteti deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftim.
🆕🔴🔵
Paris Saint-Germain are pleased to announce that Marco Verratti has extended his contract for a further two seasons. The Italian international is now contracted to the club from the capital until 30 June 2026.https://t.co/FgBw2bGkJF
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 28, 2022
Verratti iu bashkua Paris Saint-Germain në korrik të vitit 2012 nga klubi i vendlindjes Pescara, përpara se të kishte luajtur ndonjëherë në Serie A.
Ai vazhdoi të fitojë tetë tituj të Ligue 1, gjashtë edicione të Coupe de France, gjashtë trofe të Coupe de la Ligue dhe nëntë Superkupa Franceze.
Verratti mbrëmjen e së mërkurës e zhvilloi ndeshjen e tij të 399-të me fanellën e PSG-së. /Telegrafi/
🆕❤️💙 #Verratti2026 pic.twitter.com/fq7hAopVHn
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) December 28, 2022