Telegrafi

Paris Saint-Germain 3-0 Bordeaux, notat e lojtarëve

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Bordeaux në ndeshjen e vlefshëm për javën e 28-të në Ligue 1.

Kryeqytetasit i janë kthyer fitores në kampionat duke ‘shfryrë’ ndaj Bordeaux në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes.

Golat në këtë fitore të parisienëve u shënuan nga Kylian Mbappe (24’), Neymar (52’) dhe Leandro Paredes (61’).

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain fiton thellë ndaj Bordeaux

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori argjentinas, Paredes, i cili pas golit dhe lojës së mirë u notua me 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Gaetan Poussin dhe mbrojtësin Stian Gregersen që u vlerësuan me notë 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/