Mesfushori i Romës, Leandro Paredes, ka folur për Sky Sport pas fitores ndaj Palermos.
Argjentinasi i cili shënoi golin e dytë në takim ka thënë se për atë gjëja më e rëndësishme është kontributi që jep për skuadrën, por e bëjnë të lumtur edhe fjalët e mira.
“Krahasimet me Pjanicin? Gjithmonë e kam thënë se fjalët e Spallettit më japin shumë besim dhe e falënderoj, dua të vazhdoj të rritem”.
“Nuk i shikoj numrat, dua vetëm të jap kontributin tim për skuadrën. Kemi bërë një ndeshje të madhe”.
“Empoli? Dallimet janë, por edhe atje më kërkonin të sulmoja kur kisha hapësira. Këtu ka lojtarë më të fortë dhe kjo është diferenca, te Roma mund të përmirësohem shumë”, ka thënë Paredes pas ndeshjes. /Telegrafi/