Site icon Telegrafi

Paredes nuk luan dy javë

Leandro Paredes do të mungojë në dy javët e ardhshme si pasojë e lëndimit të nyjës – kanë njoftuar nga klubi i Romës.

Mesfushori pësoi një dëmtim në ndeshjen e të dielës kundër Bolognas, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar kohëzgjatjen e mungesës së tij.

“Sot (e martë) Leandro Paredes iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore që treguan një dëmtim të pjesshëm të ligamentit lateral të nyjës në këmbën e majtë”.

Lexo po ashtu Paredes: Unë si Pjanic? Këto fjalë më japin besim

“Mesfushori argjentinas u lëndua nga një kundërshtar në ndeshjen e të shtunës ndaj Bolognas. Prognoza reale është rreth 15 ditë”, shkruan në njoftimin e klubit.

Falë pauzës për ndeshjet me përfaqësueset, takimi i radhës i Romës është pas 12 ditësh, kundër Atalantas, ku do të mungojë mesfushori.

Paredes pritet të kthehet në takimin ndaj Viktoria Plzenit në Europa League më 24 nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version