Telegrafi

Parazitë dhe rroba të vjetra në balonat e plehrave të Koresë së Veriut që u dërguan në Korenë e Jugut

Parazitë nga mbeturinat njerëzore dhe veshjet e dëmtuara Hello Kitty, janë gjetur në thasë me mbeturina të bartura nga balonat e Koresë së Veriut në Korenë e Jugut, thonë zyrtarët.

Më shumë se 1,500 balona me mbeturina janë lëshuar nga Pyongyangu përtej kufirit që nga maji, si hakmarrje për një fushatë me fletushka të dërguara në veri nga kundërshtarët e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Analiza e disa prej pakove të balonave zbuloi “krimbat e rrumbullakët dhe tre lloje tjera krimbash” në tokë, transmeton Telegrafi.

Mundësia e infektimit nga parazitët në pako është e ulët, siguroi opinionin Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut.

Artikuj të tjerë të transportuar nga balonat përfshinin rroba të prera “perëndimore” që ishin dhuruar nga Jugu – duke përfshirë artikujt me personazhet e Mickey Mouse, Winnie the Pooh dhe Hello Kitty. Kishte gjithashtu çorape dhe rroba fëmijësh të arnuara. /Telegrafi/