Telegrafi

Paratici: Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi

Fabio Paratici ka thënë se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe në sezonin tjetër.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër ka zbuluar se portugezi dëshiron ta fitojë edhe Topin e Artë të gjashtë në karrierë.

Ne mediat italiane ishte raportuar se 34-vjeçari mund të rikthehej te Manchester United, aty ku kishte kaluar një kohë të mirë dhe kishte fituar Topin e Artë për herë të parë.

“Më vjen të qeshë, pasi ne nuk kemi asnjë problem”, ka thënë Paratici.

Lexo po ashtu Ronaldo lojtari më i mirë në Serie A – zgjidhjet edhe formacioni, trajneri, skuadra, gjyqtari dhe lojtari i ri më i mirë

“Ai dëshironte ta fitonte çmimin e lojtarit të viti në Serie A dhe këtë e bëri dhe po tregon se përse është më i miri”.

“Opinioni im është se ai e meriton Topin e Artë. Ai do të jetë te Juventusi edhe për sezonin tjetër, nuk ka dyshime”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/