Para dy ditësh, në sallën e Kuvendit Komunal në Skenderaj janë mbajtur dy dëgjimet e fundit për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027.
Në dëgjimin e parë kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, klubet sportive dhe artistë.
Ndërsa në dëgjimin e dytë kanë marrë pjesë përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave, si dhe qytetarë, shkruan Telegrafi.
Gjatë këtyre dëgjimeve buxhetore janë parashtruar kërkesa për investime publike, të cilat sipas njoftimit të Komunës, ekzekutivi është zotuar t’i përfshijë në planifikimin buxhetor. /Telegrafi/