Telegrafi

PARASHKRIMI FITUES

Poezi nga: Anna Belozorovitch
Përktheu: Faslli Haliti

Ndonjëherë kur në pasqyrë thahem nudo
ose përgatitem ose kujdesem për veten ,
më pushton një mendim i vetëm:
që kjo sipërfaqe është një tjetër njeri,
që çdo formë është grua e një grupi sepse
një ditë, ose disa herë, e ka pasur.
Ndjehem, pra, se kush falas
jeton në shtëpinë e të tjerëve, me kusht që të kujdeset për pasurinë.
Thahem dhe bëhem përgatitem dhe kujdesem për veten time
duke shpresuar që të kthehem tek ty dhe të strehohem.
E dua veten time, pra, deri në atë masë në të cilën
çdo formë imja pret që ti të jesh i dashur me mua.
Unë mbaj të ndezur zjarrin gjatë mungesën sate,
lustroj qelqet, e mbaj të boshatisur sallonin:
në këtë shtëpi pa asnjë trashëgimtar
duhet të mungoj e qëndroj gjatë.
Pushtoj, me terrorin e parashkrimit fitues.