Telegrafi

Parashikimi i Mourinhos për një lojtar të Man Utd bëhet i vërtetë, gjashtë vjet pasi ai e bëri atë

Jose Mourinho ka qenë i bindur se blerja e tij në vlerë 19 milionë euro nga Porto në vitin 2018 do të ishte një blerje e qëlluar për Manchester United, dhe tifozët tani mendojnë se ai ka pasur të drejtë.

Mourinho është lavdëruar nga tifozët e Man United për nënshkrimin me Diogo Dalot dhe për faktin se parashikoi një të ardhme të ndritur për portugezin.

Dalot iu bashkua Unitedit për 19 milionë euro nga Porto në qershor të vitit 2018 pasi bëri vetëm tetë paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë.

Ai fillimisht e pati të vështirë të futej në formacionin e Mourinhos pasi veterani Antonio Valencia po luante në pozitën e mbrojtësit të djathtë, sidoqoftë Mourinho ishte i bindur për aftësitë e tij.

“Diogo është një mbrojtës i ri jashtëzakonisht i talentuar dhe ka të gjitha aftësitë për tu bërë shpejtë një lojtar i madh për këtë ekip. Ai i ka të gjitha atributet që i duhen një mbrojtësi të krahut: fizikun, inteligjencën taktike, kualitetin teknik”.

Lexo po ashtu Man Utd ofron kartonin e Maguire dhe para për transferimin e top yllit brazilian

“Në moshën e tij ai është më i miri në pozicionin e tij në Evropë, dhe ne besojmë se ai ka një të ardhme të ndritur para vetes tek Manchester United”, kishte thënë Mourinho.

Dalot kishte bërë debutimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’ ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve në shtator të vitit 2018, ku edhe atëherë ishte duartrokitur nga Mourinho.

“Të gjithë mund ta shohin potencialin dhe të gjithë mund ta shohin se ai është një 19-vjeçar i cili ka më shumë se 10 vite për të luajtur për Manchester United”, ishte shprehur tekniku portugez./Telegrafi/