Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Këto masa relativisht të ngrohta vijnë nga ana verilindore e Kontinentit, duke krijuar kushte për një mot stabil dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. /Telegrafi/