Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit: Vikendi i ngrohtë, java tjetër më e ftohtë e me më shumë të reshura!

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë ulje të ndjeshme, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s.

Java e ardhshme, kryesisht tri ditët e para të javës. do të ketë kushte tjera meteorologjike, shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Exit mobile version