Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të ardhshme, në vikend, vendi do të karakterizohet nga masat relativisht të ftohta të ajrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Në viset e ulëta do të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore parashihet të ketë reshje bore të intensitetit të dobët.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1-5m/s.
Në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të temperaturave. /Telegrafi/