Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë gjendje meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.
Sipas situatës sinoptike që po mbretëron mbi Gadishullin Ballkanik, reshjet e shiu pritet të fillojnë nesër dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë.
Të mërkurën pritet të ketë më shumë orë me diell dhe do të vazhdojë një situatë e ngjashme deri të premten, duke mos i përjashtuar reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete (por, me intensitet të dobët).
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.
Në viset malore, përpos reshjeve që do të jenë më prezent, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 13m/s. /Telegrafi/