Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë: Temperaturat maksimale deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat e larta do të mbretërojnë edhe për pesë ditët e ardhshme.

Masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës. Më tej fushat me presion të ulët atmosferik, të cilat do ta përfshijnë vendin, do të krijojnë kushte tjera meteorologjike, duke bërë që nga dita e martë temperaturat maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius.

Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version