Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës raporton se në pesë ditët në vijim, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e mërkurë e tutje do të shoqërohen me reshje të shiut të intensitetit mesatar.
Kjo gjendje e motit do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s. /Telegrafi/