Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet t’i arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.
Të enjten dhe tutje ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s. /Telegrafi/