Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende – në ditën e hënë dhe të mërkure – mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version