Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në pesë ditët e ardhshme vendi të jetë nën dikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike, dy ditët e para të javës parashihen të jenë kryesisht të vranëta dhe kohë pas kohe të përcjella me reshje shiu.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Nga dita e mërkurë e tutje do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale të cilat do të lëvizin gjatë kësaj jave do të jenë nga 5-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s. /Telegrafi/