Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet që temperaturat maksimale të lëvizin nga 11 deri në 13 gradë Celsius.
Duke filluar nga e marta pritet të ketë ngritje të temperaturave, ndërsa të enjten do të ketë shtim të vranësirave.
Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s /Telegrafi/