Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Parashikohet se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Nga e mërkura e tutje, Kosova do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell, por të ftohtë. Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.

Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version