Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira , intervale me diell dhe me reshje lokale të shiut.

Reshjet parashihen të bie të mërkurën, por që në veriperëndim dhe perëndim të vendit reshje mund të ketë edhe ditëve tjera.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version